Veseli: Kemi Policinë më profesionale në rajon, do t’i përkrahim në çdo projekt

Prishtinë | 11 Kor 2019 | 12:38 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli tha se Kosova ka Policinë më profesionale në rajon, raporton Ekonomia Online.

Ai fillimisht ka zhvilluar një takim me drejtorin e Policisë, Rashit Qalaj dhe zyrtarë të larët të këtij institucioni.

Veseli ka shtuar se do ta përkrahin Policinë në të gjitha projektet që kanë.

Kur foli për pensionim e parakohshëm dhe sistemin pensional ai tha se do të bëhet hapa në të drejtim në mënyrë që atyre që kontribuojnë për të mirë e përgjithshme tu shpërblehet mundi.

“Ne e kemi policinë më të mirë në rajon më profesionale më të përkushtuarën do ta kenë përkrahjen tonë për vet faktin se janë duke bërë punën të mirë dhe për gjegjësit e tyre janë shumë të mëdha se na varemi të gjithë nga puna e tyre profesionale, qetësia jonë jeta jonë e fëmijëve tonë varte nga se çfarë policie kemi”.

“Policia e Kosovë i ka vështirësi e veta dëshiroj t’i falënderoj të gjithë Policët e Kosovës që në vitet e 90-ta e kanë bërë hapin burrëro duke u distancuar nga sistemi i asaj kohe do të thotë po flas për ata që kanë dhënë kontributin të cilët i kanë vështirësi në sistemimin pensioanle”.

“Policia e Kosovës ka disa projekte të cilat institucionet duhet t’i mendojnë seriozisht, ne po flasim për pensionimin e parakohshëm i cili është një nga propozimet strategjike te policisë së Kosovës po flasim për sigurimin jetësor të këtyre njerëzve që janë familjare qytetarë si, por ballafaqohen me sfida të cilat janë edhe të rrezikshme”.

“Do të shkojmë hap pas hapi shumë mirë shumë ndershme dhe më mënyrë profesioanle. Do të jemi në takime intensive dhe çka flasim do të mbajmë fjalën”.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj tha se e kanë njoftuar Veselin me problemet dhe sfida dhe e kanë falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme, raporton EO.

“Ne si Polici e njoftua kryetarin me rezultatet e punës edhe me probleme edhe me sfida dhe po ne kemi një përkrahej të vazhdueshme nga Kuvendi, kryetari edhe nga Qeveria dhe është shumë falënderuese Policia e Kosovës për mbështetjen institucionale që e kemi.

“…kërkojmë edhe në të ardhmen që të na përkrahin, por njëkohësisht ne i premtuar edhe kryetarit që do të ofrojmë shërbime më të mira për qytetarin e Kosovës në mënyrë që qytetari i Kosovës ku do që është të ndihet i sigurt dhe të jetojë në mënyrë më të mirë të mundshme”. 

Të ngjashme