Veseli merr mbështetjen e Hungarisë për realizimin e disa projekteve dhjetëra milionëshe në Kosovë

Prishtinë | 28 Tet 2017 | 15:05 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka paralajmëruar nisjen e realizimit të disa projekteve kapitale që kapin shifrën e dhjetëra miliona euro të cilat do të investohen në Kosovë me ndihmën e Hungarisë.

Pas takimit me kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, Làszló Kövér, kreu i Kuvendit Kadri Veseli, tha se shumë shpejt do të filloj realizimi i disa projeteve të rëndësishme ku përfshihen edhe ndërtimi i stadiumit të përfaqësueses së Kosovës në futboll, ndërtimi i stadiumit olimpik në Prizren, modernizimi i stadiumeve në Mitrovicë e Prishtinë si dhe projekte tjera.

“Hungaria është mbështetëse e madhe e Kosovës dhe është e gatshme që vendin tonë ta përkrahë financiarisht në disa projekte, siç është ndërtimi i stadiumeve olimpike në Prizren dhe në Drenas, si dhe modernizimi i stadiumeve në Mitrovicë dhe në Prishtinë. Këto dhe të tjera projekte në vlerë prej dhjetëra miliona eurosh, së shpejti do të vihen në jetë. Për këtë, si dhe për mundësitë tjera të thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve tona, në Budapest pata kënaqësinë që të bisedoja në një takim të veçantë me homologun tim Làszló Kövér”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme