Veseli në Drenas: Kosovës i duhet zhvillim i shpejtë ekonomik

Drenas | 08 Qer 2017 | 17:19 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një ditë para përmbylljes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 qershorit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka qëndruar në njërin nga bastionet historike të PDK-së, në Drenas.

Veseli u ka bërë thirrje qytetarëve të Drenasit që të dalin masovikisht në zgjedhje, të votojnë, si gjithherë, PDK-në dhe kandidatët e qytetit të tyre, të cilët ai i ka konsideruar njerëz të lirisë dhe pavarësisë.

“Për 18 vjet, Drenica dhe Drenasi e kanë mbajtur PDK-në partinë më të fuqishme në Kosovë. Kjo do të vazhdojë edhe pas 11 qershorit”, theksoi Veseli.

Veseli tha se Kosovës sot i duhet zhvillim i shpejtë ekonomik, fuqizim i sipërmarrësve, investime në sektorin e bujqësisë, të cilat, siç tha ai, janë bazamenti i platformës së Fillimit të ri.

Kreu i PDK-së shtoi se Fillimi i Ri nënkupton fuqizim të grave, pa një pjesëmarrje të fuqishme të të cilave, sipas tij, nuk mund të ecë përpara asnjë vend.

“Fillimi i Ri është rinia, e cila e mban Kosovën. Do të përkrahim atë, që të jetë e aftë dhe konkurrente më të gjithë të rinjtë e tjerë në Evropë”, theksoi Veseli.

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës tha se ‘kur kemi arritur ta largojmë një agresor shekullor nga trojet tona, i cili ka qenë fuqia e tretë ushtarake më e fortë në Evropë, pse nuk mund ta zhvillojmë vendin tonë ekonomikisht’.

Ai shtoi se kur është në pyetje atdheu, të gjithë duhet të jenë në një mendje për ta zhvilluar dhe fuqizuar sa më shumë atë. Por, ai tha se askush nuk mund ta zhvillojë dhe forcojë shtetin e Kosovës më shumë se Partia Demokratike e Kosovës.

“A mund ta udhëheq Kosovën një koncept i vonuar, i cili nuk e ka ndjenjën e përgjegjësisë shtetërore, i cili nuk merr vendime kurrë dhe nuk ka marrë asnjëherë, sepse gjithmonë e ka pasur rrafsh, edhe atëherë kur Serbia ka qenë këtu. A mund ta udhëheq dhe ta dojë Kosovën një koncept i cili nuk e njeh shtetin dhe flamurin e Kosovën, por i përdor ato vetëm kur është në pyetje pushteti? Sepse, për të ardhur në pushtet, i kanë ngjitur edhe kollaret”, theksoi kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Të ngjashme