Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli sot në Kamenicë tha se kjo komunë ka nevojë për zhvillim ekonomik, vende të reja të punës dhe u bëri thirrje qytetarëve të kësaj komune që më 11 qershor t’i mbështesin kandidatët e koalicionit PDK-AAK-Nisma.
Veseli tha se do të orientohen në sektorin e bujqësisë, e cila është motor i zhvillimit ekonomik dhe premtoi se buxheti për bujqësinë do të dyfishohet me qeverisjen e koalicionit.
Kreu i PDK-së theksoi se gjatë qeverisjes së koalicionit PDK-AAK-Nisma do të ketë avancim të gruas dhe të rinjve, pasi një shtet nuk mund të ecën përpara pa fuqizimin e grave dhe të rinjtë.
Veseli tha se do të ngritin pagat e mjekëve dhe nuk do të lejojnë që të dalin 200 milionë euro nga Kosova për shërim jashtë vendit.
Për më tepër, ai përsëriti se janë bërë bashkë ekipi i lirisë, i cili nuk është kundër askujt, por për qytetarët dhe Kosovën.