Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është i bindur se në zgjedhjet lokale të këtij viti PDK do të shënoj fitoren e radhës në komunat e Kosovës, ndërsa ka ftuar qytetarët ti mbështesin kandidatët për kryetarë komunash dhe ata pë Kuvende Komunale.
Veseli i ka bërëë këto vlerësime përmes faqes së tij në Facebook, menjëherë pas hedhjes së shortit në KQZ ku PDK-së i është ndarë numri 94 me të cilin do të garojë në zgjedhje.
“Numri 94, me të cilin Partia Demokratike e Kosovës garon në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, do të jetë numri i fitores. Uroj të gjithë kandidatët e PDK-së për Kryetarë Komunash dhe kandidatët për Kuvendet Komunale dhe ftoj qytetarët t’i mbështesin ata, sepse kështu do ta përkrahin një fillim të ri për veten dhe qytetet e tyre”, ka shkruar Veseli.