Ekonomia Online
FUNDIT

Veseli për linjën ajrore Prishtinë-Beograd: Ne e dimë që jemi në rrugën e duhur në çdo proces kur kemi mbështetjen e SHBA-së

Veseli për linjën ajrore Prishtinë-Beograd: Ne e dimë që jemi në rrugën e duhur në çdo proces kur kemi mbështetjen e SHBA-së

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka mirëpritur marrëveshjen për linjën ajrore Prishtinë-Beograd, ndërsa ka vlerësuar lartë ndihmën dhe mbështetjen e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për Kosovën. Veseli përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se “Marrëveshja për vendosjen e linjës së re ajrore dhe përshëndetja e dedikuar që i bëri presidenti Donald Trump, janë […]

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka mirëpritur marrëveshjen për linjën ajrore Prishtinë-Beograd, ndërsa ka vlerësuar lartë ndihmën dhe mbështetjen e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për Kosovën.

Veseli përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se “Marrëveshja për vendosjen e linjës së re ajrore dhe përshëndetja e dedikuar që i bëri presidenti Donald Trump, janë dëshmi e vëmendjes së vazhdueshme dhe kujdesit të pandalur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Republikës së Kosovës dhe stabilitetit të rajonit tonë. Ne jemi të nderuar e krenar që gëzojmë këtë mbështetje amerikane dhe ndihemi se jemi në rrugën e drejtë e të sigurtë kurdoherë që është e përfshirë dhe e angazhuar SHBA-ja”.

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli po ashtu ka shpërndarë postimin e Presidentit Amerikan i cili e ka përshëndetur marrëveshjen si dhe ka falënderuar zyrtarët e lartë amerikanë në këtë proces, në krye me Ambasadorin Richard Grenell.

Të ngjashme