Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli bashkë me kandidatin për kryetar të Prishtinës nga kjo parti, Lirak Çelaj kanë takuar ndërmarrës, mjekë, arkitektë e artistë në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale.
“Prishtinës i duhet një kryetar që merret me problemet e qytetarëve. I duhet një kryetar si Lirak Çelaj, i cili i ndjen problemet dhe bashkëpunon me qytetarët për zgjidhjen e tyre”.
“Kryeqytetit i duhet më së shumti ndryshimi. I duhet punë, jo fjalë. PDK-ja është e vetmja forcë e ndryshimit dhe Liraku, bashkë me prishtinasit, do ia sjellë këtë ndryshim Prishtinës”, ka shkruar ai në Facebook.