Veseli reagon pas vrasjes në Prizren: Neglizhenca e institucioneve nuk do tolerohet më

Prishtinë | 07 Gus 2019 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Prizren, ku dyshohet se pas një konflikti mes tyre, burri e ka qëlluar për vdekje me armë zjarri bashkëshorten e tij.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka thënë se ky është akt i papranueshëm dhe se fenomene të tilla shkojnë ndesh me vlerat tradicionale të familjes sonë.

Ai me këtë rast u ka bërë thirrje organeve të rendit që kësaj ngjarjeje t’i japin përgjigjen e merituar.

Sipas tij, nuk do të tolerohet më neglizhenca e institucioneve ndaj dhirrjeve të grave për ndihmë.

Ky është postimi i tij në Facebook:

Ngjarja e rëndë e vrasjes në Prizren, është një akt i papranueshëm të cilin e dënoj fuqishëm. Dhuna në familje dhe keqtrajtimi i grave, janë fenomene që shkojnë ndesh me vlerat tradicionale të familjes sonë si dhe me të drejtat themelore të njeriut. Gratë në Kosove kanë qenë në vazhdimësi subjekt i diskriminimit, abuzimit e dhunës. Me këtë rast i bëj thirrje policisë dhe institucioneve të drejtësisë që të japin përgjigjen e merituar për këtë rast të dhimbshëm dhe që çështjet që lidhen me dhunën ndaj grave ti trajtojnë me përparësi dhe përkushtim të veçantë. Neglizhenca dhe indiferenca e institucioneve shtetërore të ligjit ndaj grave të kanosura apo thirrjeve të grave për ndihmë, nuk do të tolerohen më. 

Të ngjashme