Veseli – Selmanajt: Je turpi i shoqërisë civile

Prishtinë | 02 Tet 2017 | 11:37 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kadri Veslei deklason Driton Selmanajn Kryetari I Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka “deklasuar” deputetin e LDK-së, Driton Selamanaj në seancën parlamentare ku ai u mundua ta fajësoj Veselin për mënyrën e mbarëvajtjes së seancave.

I menjëhershëm ishte reagimi i kryeparlamentarit Veseli i cili publikisht për herë të parë tregoi se si sillej Driton Selmanaj kur ishte pjesë e shoqërisë civile e që e monitoronte Kuvendin si pjesë e KDI-së e cila financohet nga USAID.

Veseli tha se Selmanaj gjatë gjithë ditës në Kuvend thurte laved për transparencën parlamentare si instiucioni më transparent në Kosovë, ndërsa në mbrëmje dilte e shpifte në debate televizive, për çka edhe është shkarkuar nga KDI. “E ke keqpërdorë shoqërinë civile.

Me gjithë respektin për shoqerinë civile por ti je manipulator dhe je turpi i shoqrisë civile, nuk I ke thënë të vërtetat për Kuvendin por ke shpifur”, tha Veseli.

Selmanaj – Veselit: Të lutem kryetar mësoje rregulloren

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, gjatë seancës së sotme në Kuvend, i ka kërkuar, kryeparlamentarit Kadri Veseli, që ta mësojë rregulloren e kuvendit, pasi që sipas tij, nuk po e di.

“Të lutem kryetar merr si këshillë, mësoje rregulloren se kjo nuk është hera parë. Unë zakonisht kam qenë atje lartë. Më herët PDK, ikte nga Kuvendi, e tash Qeveria është ajo që duhet të ikë. Kjo është absurde”, ka thënë Selmanaj.

Selmanaj thaa me detyru Qeverinë aktuale të bie nga pushteti.

“LDK ka me detyru shumë shpejt këtë Qeveru me ra prej pushtetit. Kjo Qeveri ka me u rrëzu për mungesë të vendimeve më të vogla dhe e vetmja zgjidhje ka me qenë që sa më shpejt me shku në zgjedhje të parakohshme e pse jo në pranverë”, ka thënë Selmanaj.

 

Të ngjashme