Veseli takohet me Kryetarin e Bashkësisë Hebraike të Kosovës, e uron për njohjen nga Izraeli

Prishtinë | 07 Sht 2020 | 19:17 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, është takuar sot me kryetarin e Bashkësisë Hebraike të Kosovës, Votim Demiri. Takimi vjen në një kohë kur Izraeli ka bërë të ditur se njohja për Kosovën është gati pas Marrëveshjes së Uashingtonit.

“Një takim i veçantë me Votim Demirin në Prizren, të cilin e urova për gatishmërinë e Izraelit që ta njohë Kosovën”, ka thënë Veseli për takimin.

“Si kryetar i Bashkësisë Hebraike të Kosovës, Demiri ka një jetë të tërë perkushtimi e angazhimi për t’i afruar popujt dhe shtetet tona. Ai ishte ura lidhëse për shumë dekada e vizitave të delegacioneve dhe shkëmbimeve mes Kosovës e Izraelit. Sot, ndihet i përmbushur me këtë arritje. Na mbetet t’i avancojmë këto marrëdhënie në të ardhmen!”, përfundoi ai.

Të ngjashme