Veseli takon bujqit e Malishevës, premton mbështetje për ta

Prishtinë | 17 Pri 2020 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli të premten ka vizituar fshatin Kijevë të Malishevës,komunës më të prekur ngapandemia. Aty ai është takuar mu bujqit e këtij fshati për të parë se si po gjenden në këto ditë , pas situatës së krijuar me Coronavirus.

Veseli ka thënë se falë punës së bujqve ne kemi furnizim të rregullt me ushqim. Ai u ka premtuar nujqve se së shpejti në Kuvendin e Kosovës do të kalojë pakoja emergjente e cila parasheh edhe ndihë për ta.

Ky është postimi i plotë i Veselit:

Vizitova fshatin Kijevë të komunës së Malishevës për të parë nga afër bujqit që janë duke bërë mbjelljet pranverore. Fal punës së tyre të palodhur ne kemi furnizim të rregullt me ushqim. Iu thashë se së shpejti do kalojmë në Kuvendin e Kosovës një pako gjithëpërfshirëse për të ndihmuar fermerët ndihmojë ata dhe të gjithë të vetëpunësuarit apo sipërmarrësit privat që janë dëmtuar prej pandemisë. Kjo komunë është më e prekura nga pandemia e koronavirusit e meriton më shumë mbështetje prej qeverisë qendrore.

Iu kërkova ndërkohë që të tregohen sa më të kujdesshëm e të duruar për ta kaluar të gjithë së bashku këtë sfidë emergjente. Qytetarët janë duke mbajtur me sukses kujdesin personal dhe distancën sociale që janë detyrat e tyre, mirëpo qëveria e shkarkuar po dështon me detyrat e saj sepse nuk po bën testimin masiv që kërkon kjo situatë. OBSH-ja ka udhëzuar dhe po vazhdon të këmbëngul se vetëm testimi do të japë informacion të saktë për prekjen e popullatës nga virus. Nëse do të ndërmerrnim politikën e testimit masiv, gjurmimit dhe trajtimit do të kishim një karantinë më të shkurtër, më pak raste fatale dhe ekonomia do të rihapej më shpejtë.

Të ngjashme