Vetaksident i rëndë në Podujevë – lëndohen katër persona

Prishtinë | 07 Mar 2020 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Një vetaksident i rëndë ka ndodhur në fshtin Llugë të komunës së Podujevës mesditën e sotme.

Nga ky vetaksident kanë mbetur të lënduar katër persona si dhe në videon që ka siguruar Klan Kosova duket se si mrekullisht shpëtuan disa fëmijë që ishin duke lozur fare pranë vendit të ngjarjes.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Sot rreth orës 14:22, në fshatin Llugë -Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku (vetaksident). Një veturë ka dalë jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Policia ka bërë vendshikimin, kurse personat e lënduar janë marrë nga ekipi mjekësor”.

Të ngjashme