Një vetaksident ka ndodhur në lagjen Ortako të Prizrenit, ku përveç dëmeve material ka të lënduar edhe në njerëz.
Sipas një lexuesi i cili ka dërguar videon dhe disa fotografi, ngasësi i automjetit nuk është ndalur në semafor, madje ka qenë në shpejtësi të madhe, raporton kp.
Banorët kanë hequr nga vetura ngasësin e automjetit dhe pasagjerët. Aty është parë edhe vetura e ndihmës së shpejt, e cila ka bartur të lënduarit për në spitalin e Prizrenit.