Sot në fshatin Llugë të Podujevës ka ndodhur një vetaksident i rëndë, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar katër persona.
Klan Kosova ka kontakuar me Qendren Klinike dhe Universitare e Kosovës për të marrë detaje në lidhje me gjendjen e të lënduarve.
Mjekja kujdestare Dafina Basholli, se dy nga të lënduarit janë liruar, kurse dy të tjerë po presin rezultatet e CT-së dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
“Kanë qenë katër të lënduar nga vetaksidenti. Dy prej tyre janë liruar dhe dy prej tyre po i presin rezultatet e CT-së. Për momentin janë jashtë rrezikut për jetën “- tha Basholli.