Vetëaksident trafiku në Pejë, një i vdekur

Prishtinë | 22 Gus 2025 | 08:36 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një vetëaksident në Pejë, ku si pasojë një person ka humbur jetën.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sipas informacioneve të para ngasësi i veturës sot rreth orës 05:20 në rrugën “Konferenca e Bujanit” ka goditur një shtyllë të ndriçimit rrugor dhe si pasojë e lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë”, tha ai.

Të ngjashme