Vetëdorëzohet në polici, dyshohej për vrasje në tentativë

Prishtinë | 22 Maj 2019 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Dje në Polici është vetëdorëzuar një person që dyshohej për një vrasje në tentativë në Fushë Kosovë.

“Në lidhje me rastin është raportuar se me 21.05.2019 është vetëparaqitur në Polici i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili ka dorëzuar një pistoletë me pesë copë fishekë, me të cilën dyshohet se ka kryer veprën. I njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme