Vetëdorëzohet në Policinë e Zvicrës pasi kërkohet për vrasje

Prishtinë | 08 Kor 2019 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës i ka ofruar bashkëpunim të ngushtë Policisë së Zvicrës.

Me këtë rast Policia e Kosovës ka shkëmbyer informacione lidhur me rastin për të cilin po kërkohej Bashkim Lajqi.

Ai ishte i kërkuar nga Policia e Bazellit për veprat “vrasje” dhe “arratisje nga burgu”.

I njejti sipas informacioneve po kërkohej nga organet e rendit për vrasjen e bërë në vitin 2013, ku dyshohet se kishte vrarë Selim Elshanin.

Bashkim Lajqi ka udhëtuar nga Kosova për në Zvicër për t’u vetëdorëzuar tek autoritetet e rendit në Bazell të Zvicrës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme