Kur jemi te investimet e Huaja, me të cilat po krenohet Kryeministri, kjo është gjendja:
61% e investimeve të huaja janë në patundshmëri, pra blerje e apartamenteve nga diaspora, e cila nuk lidhet me asnjë masë zhvillimore të kësaj qeverie e as nuk ofron gjenerim të vazhdueshëm të të hyrave e të punësimit për ekonominë tonë;
21% e investimeve të huaja përfaqësohet nga fitimet e rritura të institucioneve të huaja financiare që operojnë në Kosovë, të cilat ende nuk janë shpërndarë si dividentë në institucionet amë prej nga vijnë ato;
vetëm 2% (pjesa me të gjelbër) e investimeve të huaja janë në sektorin e prodhimit, i cili paraqet sektorin më të rëndësishëm për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, e ku qeveria ka krijuar një klimë e cila në asnjë mënyrë nuk e bënë vendin tërheqës për investime as vendore e as të huaja.