Vetëm 21 % e grave aktive në tregun e punës – Pavarësimi financiar do të ndihmonte zhvillimin e tyre

Prishtinë | 08 Nën 2022 | 18:43 | Nga Ekonomia Online

Mungesa e mundësive, paga e vogël, aspektet financiare, sociale dhe kulturor, edukimi më i madh tek gratë, qasja shumë e vogël janë disa nga çështjet të cilat u diskutuan sot në Sallonin e së Martës me temën “Varfërimi i grave: Fuqizim ekonomik apo pavarësim financiar”, organizuar nga D4D.

Për të diskutuar rreth kësaj teme të ftuar ishin Hykmete Bajrami, deputete në Kuvendin e Kosovës dhe Edi Gusia, kryeshefe Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore.

Ndërsa ky sallon është moderuar nga redaktorja, Natyra Rushiti që njëherit do ta shkruajë edhe editorialin mbi këtë temë.

Gjatë këtij diskutimi, Edi Gusia, kryeshefe Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore, ka potencuar se njëri ndër faktet për varfërimin e grave është qasja shumë e vogël e grave në tregun e punës ku vetëm 21 për qind e grave janë aktive në tregun e punës.

Sipas saj, investimi i vetëm që është duke u bërë aktualisht është në fushën e Teknologjisë Informative (TIK) për rritjen e përfshirjes së grave.

“Dua të theksoj gjithashtu është se në vitin 2019 kemi përgatitur një manual për ta ndaluar steriotipet gjinore nëpër tekste shkollore”.

Ndërsa, Hykmete Bajrami, deputete në Kuvendin e Kosovës është shprehur se do të kalojë një kohë e gjatë që gratë të kenë qasje në asete financiare.

“Mund të theksoj se sot kjo është njëra ndër pengesat e tyre për zhvillimin e tyre, pra qasja e vogël në aspektin financiar”.

“Ndërsa, faktorët socialë dhe kulturorë janë disa nga aspektet, duke përmendur edhe pagat e vogla dhe mundësitë e vogla janë problematike për avancimin e grave”.

Ndërtjeta, Gusia ka theksuar se përqindja e grave më pak të punësuara janë gratë e moshës së mesme dhe arsyeja pse numri i kësaj moshe të grave është më e papunësuara është tek to nuk është investuar dhe nuk është punuar.

Të ngjashme