Vetëm 21 për qind e serbëve kanë mendim pozitiv për BE-në

Prishtinë | 11 Pri 2022 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Një sondazh i kryer në Serbi, ka rezultuar se vetëm 21 për qind e serbëve kanë mendim pozitiv për Bashkimin Evropian (BE), derisa 46 për qind janë pro anëtarësimit të Serbisë në këtë institucion, njoftoi “Euractiv” të hënën.

Sërgjan Bogosavljeviq, iniciuesi i sondazhit, tha se serbët janë më pak entuziastë për anëtarësim në BE, krahasuar me qytetarët e Malit të Zi, Maqedonisë së veriut dhe Shqipërisë.

Ai tha se numri i serbëve që besojnë se Serbia nuk duhet të anëtarësohet në BE është trefishuar gjatë shtatë vjetëve të fundit.

Në vitin 2008, 32 për qind e serbëve mendonin se Serbia nuk duhej ta ndiqte rrugën e anëtarësimit në BE nëse kushtëzohej me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Më 2015, 14 për qind e të anketuarve kishin thënë se nuk presin që Serbia të anëtarësohet në BE.

Të ngjashme