Vetëm 24 orë pasi erdhi në jetë, vdes foshnja në Louisiana, e ëma e saj është futur në respirator pasi është e prekur me Coronavirus

Prishtinë | 07 Pri 2020 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Një foshnje e gjinisë femërore jetoi vetëm 24 orë pasi e ëma e solli në jetë, derisa ajo është futur në respirator dhe po trajtohet nga coronavirusi.

E ëma emri i të cilës nuk është bërë i ditur, është pranuar në spital me COVID-19 më 1 prill. Ajo ishte futur në sallën e lindjes, pasi mjekët u munduan ta shpëtojnë foshnjën e saj nga infeksioni vdekjeprurës, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët në Louisiana të SHBA-ve, kanë konfirmuar vdekjen e foshnjës të hënën, duke thënë se është viktima më e re në këtë shtet.

“Për shkak të lindjes së parakohshme foshnja nuk mbijetoi. Ajo nuk ishte testuar nëse është e infektuar me coronavirus”, thuhet në kumtesën e spitalit.

Ekspertët e mjekësisë ligjore kanë njoftuar se ishte pikërisht virusi vdekjeprurës, që e detyroi të ëmën të futet para kohe në sallën e lindjes.

Të ngjashme