Vetëm 6 për qind e fëmijëve pjesë e institucioneve parashkollore, shkak mungesa e kushteve e numri i vogël i kopshteve

Prishtinë | 11 Qer 2020 | 10:33 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka mbajtur konferencë për medie, në lidhje me lansimin e faqes së internetit për zhvillimin e fëmijërisë së hershme, raporton Ekonomia Online.

Donjeta Kelmendi, drejtoreshë e KOMF-it, deklaroi se fëmijëria e hershme ka nevojë për mbështetje dhe investim në Kosovë.

Kelmendi theksoi se gjendja në vend nuk është e mirë ku vetëm 6% e fëmijëve janë pjesë e institucioneve parashkollore, kurse pjesa tjetër përkujdesen nga prindërit apo kujdestarët.

Kjo përqindje është si shkak i mungesës së kushteve financiare dhe numrit të vogël të kopshteve sidomos në zonat rurale.

E për këtë, Kelemendi potencoi se duhet përkrahje e madhe për të gjithë prindërit e kujdestarët të cilët kujdesen për fëmijët, andaj kjo faqe do të shërbej për edukimin e fëmijës.

“Nga viti 2019 një ndër objektivat ka qenë zhvillimi i fëmijërisë së hershme duke parë nevojën e madhe për të ndërhyrë në këtë fushë. Investimet në këtë fushë janë minimale dhe nevoja për mbështetje është e madhe. Rëndësinë që ka kjo moshe, e gjitha kjo ndikon në një përmirësim në këtë fushë”.

“Kemi marrë disa veprime në mbështetje të kësaj fushe, përmes publikimit rekomanduese, eksperteve që të intervenojnë. Gjendja në Kosovë nuk është e mirë dhe ka nevojë për ndërhyrje. 6% e fëmijëve janë pjesë e institucioneve parashkollore kurse pjesa tjetër rritën ne shtëpi me prindërit ose kujdestarët”.

“Ne mbështesim prindërit në një zhvillim të shëndetshëm të fëmijëve të tyre. Kjo faqe mund të shërbej e të përdoret si një  burim shtesë për edukatoret”, u shpreh Kelemendi.

“Mungesa e kushteve, numri i vogël i kopshteve, numri i vogël i përgjegjësive. Kopshtet që operojnë janë në zona urbane e shumë pak të shtrira në zonat rurale. Ka qenë edhe sektor i pa prioritet”, shtoi ajo.

Përfaqësuesja e KOMF-it, Loreta Keçekolla paraqiti faqen në tërësi e cila është përgatitur për mbrojtjen e fëmijëve, në fëmijërinë e hershme përmes disa rubrikave, raporton EO.

“Temat aktuale, janë trajtuar zhvillimet për fëmijërinë e hershme lidhur me situatën aktuale me pandeminë. Vaksinimi i fëmijëve është ndërprerë. Situata e fëmijëve me aftësi të kufizuar është renduar, vështirësitë financiare, kushtet e jetesës kanë ndikuar që të rritet dhuna në familje”.

“Përmes kësaj faqe poashtu janë të bashkangjitura edhe aktivitete të ndryshme. Gjithashtu kemi edhe disa rekomandime në mbështetje të prindërve përmes udhëzuesve dhe politika rekomanduese institucioneve përgjegjëse”, sqaroi ajo.

Të ngjashme