Vetëm U, nga kompleksi ”UÇK” i ndërtesave në Skënderaj

Prishtinë | 11 Mar 2021 | 21:08 | Nga Ekonomia Online

Tri ndërtesa që do të merrnin formën e tri shkronjave, UÇK, në Skënderaj, nuk përfunduan tash e 12 vjet.

Nga ky projekt ku do të vendoseshin 123 familje të dëshmorëve, të invalidëve e veteranëve të luftës është ndërtuar vetëm ajo në formën U.

Nga OVL UÇK në këtë komunë thanë se ende nevoja është shumë e madhe që këto banesa të vihen në funksion.

Ndërkaq opozita që thonë të kenë ngritur këtë cështje në asamblenë komunale, kanë dyshime se mund të ketë keqpërdorime.

Zyrtarët komunal në përgjigjën që i kthyen Klanit, thanë se projekti nuk u vazhdua për shkak të një borxhi nga qeverisja e kaluar.

“Pagesat deri në vitin 2013 për punët e realizuara janë bërë me vlerë prej 3,277,642.37€, ndërsa kanë mbetur pa u paguar si borxh nga viti 2013, shuma prej 982,351.19€”, thuhet në përgjigje.

Por, ndryshe thonë në degën e Partisë Demokratike në Skënderaj, që deklarojnë se përgjigja e komunës nuk është e vërtetë e që e gjithë puna që është bërë, pagesat janë kryer.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme