Vetëvendosje dhe LDK-ja ndërrojnë vendet në Kuvend

Prishtinë | 25 Kor 2017 | 14:38 | Nga Kaltrina Zymberi

Kryesia e Kuvendit të Kosovës nga legjislatura e kaluar ka miratuar ndarjen e ulësve të forcave politike në sallën e seancave plenare.

Me vendim unanim u vendo qe koalicioni fitues i zgjedhjeve PAN të ulën në mes të sallës. Ndërsa, Vetëvendosje tani e tutje do të ulën në anën e djathtë të sallës, aty ku në mandatin e kaluar janë ulur deputetët e LDK-së.

“Ndërsa deputetët e forcës së tretë politike në zgjedhje, LDK, u vendos qe të ulen në anën e majtë të sallës, aty ku deri tani janë ulur deputetët e VV, ka thënë deputetja e VV-së Aida Dërguti pas mbledhjes së kryesisë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme