Vetëvendosje fton të gjithë të kontribuojnë për ndryshime në Projektligjin për Arsimin e Lartë

Prishtinë | 29 Jan 2019 | 14:04 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes ka mbajtur tryezën ”Projektligji për Arsimin e Lartë–ndikimi në sistemin arsimor”, raporton Ekonomia Online.

Shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, ka thënë se problemet e arsimit janë të qarta dhe ka kërkuar nga të pranishmit dhe ata që nuk kanë qenë të pranishëm të kontribuojnë me mendime rreth ligjit për arsimin e lartë para se të miratohet nga Kuvendi.

“Problemet me arsimin e lartë janë evidente. Ato fillojnë prej cilësisë së arsimit, ndikimit të drejtpërdrejt të pushtetit në universitete publike, kushtet në të cilat mësojnë studentët. Është e papranueshme se sa pak debat ka pasë për këtë ligj sidomos në rrethet universitare”, tha Konjufca.

Ismajl Kurteshi,  udhëheqës i Komisionit për Arsim, ka thënë se puna për këtë projektligj fillon pas leximit të parë të tij në kuvend, ndërsa ka bërë thirrjen e njëjtë me Konjufcën për kontributin e ekspertëve, profesorëve dhe personave të therë kompetentë të arsimit në dhënien e mendimeve.

“Është shqyrtuar, por nuk është aprovuar për shkaqe politike pasi për këtë kërkohen shumica e dyfishtë dhe komunitetit serb dhe ata nuk janë pajtuar. Kjo eshë përpjekja e dytë. Pas kalimit të leximit të parë të ligjit duhet të ftohet një debat dhe të merren mendimet e tyre”, tha ai.

Ai ka përmendur katër çështje të arsimit, problematike sipas tij.

“Janë katër pika që po i shtroj si çështje që në diskutimet tuaja ta shprehni mendimin. A duhet të jetë shkollimi me pagesë a pa pagesë në arsimin e lartë. Bazuar në mendimin e VV-së, arsimi që në nivelin paashkollor deri në universitar duhet të jetë pa pagesë sepse në ligj parashihet që studentët të paguajnë. Çështja e dytë është se a duhet apo nuk duhet të financohen institucionet private të arsimit të lartë.  A duhet të financohen përkohësisht institucionet që nuk janë riakredituar. Nëse jo a duhet të limitohet koha sepse në ligj parashihet që institucionet që kanë qenë të akredituara thuhet se mund të financohen nga buxheti i Kosovës edhe për një kohë. Çështja tjetër është se nuk ka ndonjë përqindje diçka të përcaktuar në ligj të ndarë për hulumtime shkencore”, ka thënë Kurteshi.

Venera Llunji, anëtare e LVV, ka thënë se Ligji aktual është mjaft diskriminues ndërsa sipas saj ka disa amendamente që janë të paqarta.

Bujar Dugolli, dekan i Fakultetit të Filozofisë, ka thënë se deri më tani sa herë që nga institucionet profesorëve u është kërkuar të japin mendime për ndryshime dhe plotësime, ato sipas tij janë deformuar.

“Ministrat që kanë inciu ndryshimet dhe plotësimet dhe nga UP dhe kanë kërkuar për të dërgu propozimet për ndryshime e plotësime në shumicën e rasteve propozimet tona janë deformuar dhe nuk janë pasqyruar siç duhet”, tha Dugolli.

Ai tha se institucionet duhet të fokusohen shumë më shumë në sektorin publik.

Të ngjashme