Vetëvendosje padit KQZ-në

Prishtinë | 01 Dhj 2016 | 12:18 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës kanë paditur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për zëvendësimin e jashtëligjshëm të një anëtareje nga Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Kjo padi u ngrit nga shefi i asamblistëve të kësaj lëvizjeje, Qëndron Kastrati, dhe bëhet fjalë për zëvendësimin e Lirijeta Rexhepi-Lecit me Egzona Podvoricën.

“E paditura, me datën 13 tetor 2016 ka nxjerrë vendimin 804-20162 me të cilin ka bërë zëvendësimin e anëtares së Kuvendit të Komunës së Prishtinës, Lirijeta Rexhepi-Leci, duke e zëvendësuar atë me Egzona Podvorica”.

“E paditura në vendimin e saj ka bërë zëvendësimin e të lartëpërmendurës duke u mbështetur në inicimin e procedurës së zëvendësimit nga ana e kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Prishtinës, Halim Halimi. Në arsyetimin e vendimit të të paditurës, e paditura thekson se zëvendësimi është bërë nën arsyen se Lirijeta Rexhepi-Leci ka munguar prej 3 (tre) muaj rresht në seancat e Kuvendit të Komunës”, thuhet mes tjerash në padi.

komuna-2 komuna

Të ngjashme