Vëtëvrasjet që tronditën vendin sivjet, rasti i 11 vjeçarit në Ferizaj dhe 22 vjeçares në Prishtinë, detaje nga policia

Prishtinë | 31 Dhj 2019 | 08:26 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se vetëm gjatë vitit 2019, janë vetëvrarë 22 persona. Përkundër se krahasuar me vitin 2018, numri i vetëvrasjeve ka pësuar rënie, ato vazhdojnë të mbeten shqetësuese.

Nëntë muaj më parë 13 vjeçari, Adriatik Ajvazi, i kishte dhënë fund jetës së tij duke u varur në litar, në plemen e bagëtive në Sojevë të Ferizajt.

Vetëvrasje u konstatua se kishte kryer edhe Blerta Osmani nga fshati Besi i Komunës së Prishtinës. 22-vjeçarja kishte marrë plagë vdekjeprurëse në kokë si pasojë e shkrepjes së plumbit.

Për këtë rast policia kishte arrestuar babain dhe vëllaun e viktimës nën dyshimin për veprat penale: ‘Vdekje e dyshuar, shtytje në vetëvrasje, manipulim me prova, armëmbajtje pa leje, lajmërim apo kallëzim i rremë’.

Raste si këto, gjatë vitit që po e lëm pas ishin me dhjetëra. Vetëvrasjet, nga raste të izoluara, tani janë shndërruar në dukuri.

Policia e Kosovës kanë bërë të ditur për Gazetën Sinjali se vetëm gjatë vitit 2019, janë vetëvrarë 22 persona. Përkundër se krahasuar me vitin 2018, numri i vetëvrasjeve ka pësuar rënie, ato vazhdojnë të mbeten shqetësuese.

Mosha mesatare e këtyre personave që ia kanë marrë jetën vetës, te meshkujt është prej 20 deri në 74 vjeç ndërsa te femrat, prej 25 deri 60 vjeçe.

Viti 2018 ka qenë i tragjik sa i përket vetëvrasjeve. Gjatë këtij viti kanë ndodhur 32 raste ose nëntë raste të vetëvrasjeve më shumë sesa sivjet shkruan Gazeta Sinjali. Mosha mesatare te meshkujt që e kanë bërë këtë akt gjatë 2018-ës është prej 25 deri në 80 vjeç ndërsa te femrat prej 24 vjetësh deri në 67 vjeç.

Që nga pas lufta numri i vetëvrasjeve ka shkuar në mbi 800 raste.

Sipas hulumtimeve shkencore, është vërtetuar se të rinjtë deri në moshën 35-vjeçare më së shpeshti bëjnë tentim vetëvrasje, ndërsa të moshuarit nga 50 vjeç e tutje, më shpesh bëjnë vetëvrasje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme