Vetëvritet me armë 67 vjeçari

Prishtinë | 02 Jan 2018 | 17:18 | Nga

Një shtetas është gjetur i pajetë ditën e sotme në fshatin Porodinë në Qarkun e Korçës. Sipas informacioneve paraprake të policisë, 67 vjeçari H.M u gjet i pajetë, ndërkohë që nuk janë konstatuar shenja dhune.

Dyshohet se ky shtetas është vetëvrarë me armë zjarri tip pistoletë, e cila u gjet në afërsi të trupit të tij. U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave/shkaqeve të ngjarjes.

Sipas policisë, viktima kishte një aktivitet privat (pulari) në këtë fshat. Trupi është gjetur në një ambjent të veçuar të kësaj pularisë (pronë e tij).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme