Mbrëmë është vetëvrarë me armë zjarri veterani dhe invalidi i ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Njazi Bytyqi, nga qyteti i Ferizajt. Rastin e ka konfirmuar njëri nga të afërmit e të ndjerit nga familja Bytyqi.
I nderi që nga paslufta ishte operuar 5 herë në boshtin kurrizor, ndërkohë vazhdimisht ka qenë i varur nga disa lloje të medikamenteve si “Trodon dhe Diazepan”, njofton Koha Ditore.
I ndjeri gjatë periudhës së fundit ka punuar si taksist në qytetin e Ferizajt. Gjatë ditës së premte, i ndjeri kishte vizituar të afërmit, shokët dhe dashamirët, por nuk kishte ngjallur dyshime se do të merrte një veprim të tillë.