Vetura e godet për vdekje një femër në Lipjan

Prishtinë | 31 Jan 2020 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21 e 30 minuta në Lipjan.

Një person duke e ngarë automjetin në mënyrë të pasigurt, ka goditur një këmbësore, e cila ka pësuar lëndime të rënda dhe si pasojë e tyre ka ndërruar jetë në QKUK.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme