Për shkak të pakujdesisë gjatë vozitjes së automjetit i dyshuari ka goditur personin që ishte me motoçikletë.
Aksidenti me fatalitet ka ndodhur në fshatin Komogllavë të Ferizajt dje rreth orës 18:40.
Policia njofton se është arrestuar i dyshuari pasi i njëjti nga pakujdesia gjatë vozitjes së automjetit e godet personin i cili ishte me motoçikletë.
“Në vendin e ngjarjes nga mjekët e ndihmës se parë është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Më urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton policia në raportin e saj të përditshëm.