Vetura hyn brenda xhamisë në Pejë, tre persona të lënduar

Prishtinë | 13 Qer 2022 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Në orët e para të mëngjesit të sotëm (01:30), ka ndodhur një vetaksident trafiku në rrugën “Wesley Clark” në Pejë.

Një veturë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar brenda një xhamie.

Policia ka konfirmuar se si pasojë e vetaksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës dhe më pas janë liruar për në shtëpi.

Pamje nga vendi i ngjarjes kanë publikuar mediat lokale.

Të ngjashme