Vetura rrokulliset në rrugën Klinë-Gjakovë

Prishtinë | 17 Pri 2023 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Një aksident tjetër ka ndodhur në rrugën Klinë-Gjakovë.

Në fshatin Volljakë një veturë është rrokullisur mesditën e sotme.

Shoferi ka pësuar lëndime të lehtë trupore, ndërsa shkak i aksidentit mësohet të jetë mospërshtatja e shpejtësisë në rrugën me shi.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona.

“Sot rreth orës 16:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Volljakë-Klinë, në këtë aksident kanë qenë të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Të ngjashme