Një veturë zyrtare e Republikës së Kosovës, është fotografuar me bagazh të ngarkuar me dushk sot në Veternik të Prishtinës.
Një lexues i portalit Koha.net ka dërguar në adresë këtë fotografi që shpërfaq keqpërdorimin me veturën zyrtare.
Sipas të gjitha gjasave vetura është në shfrytëzim të ndonjë pjesëtari të komunitetit serb, i punësuar në institucionet e Kosovës, meqë dushku në këtë kohë mblidhet për të festuar Krishtlindjen ortodokse.
Kjo nuk është hera e parë që veturat zyrtare abuzohen nga punonjësit e institucioneve të Kosovës.