Zëvendësministri Nerjovaj shpallet fajtor për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 11:30 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Administratës Publike, Bujar Nerjovaj, është shpallur fajtor për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Gjykata Themelore e Prizrenit e ka dënuar Nerjovajn me gjashtë muaj burgim por me kusht. Nëse brenda 1 viti nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale, dënimi nuk do të ekzekutohet.

Bujar Nerjovaj është akuzuar për kohën sa ka qenë drejtor i Inspeksionit në Prizren. Sipas aktakuzës, në këtë cilësi, gjatë periudhës 2011-2013, nuk i ka siguruar kushtet për t’i ekzekutuar rrënimet e katër objekteve hoteliere në afërsi të Sheshit “Shatërvan” në Prizren, në zonën historike të qytetit.

Si shkak i mospagesës së detyrimeve, vlerësohet se buxheti i Komunës së Prizrenit u dëmtua për më shumë se 36 mijë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme