Time Kadrijaj e paralajmëron VV-në: Nëse publikoni video tmerruese, s’i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare

Prishtinë | 05 Tet 2022 | 14:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të publikojë video kundër opozitës atëherë do t’i bojkotojnë seancat dhe s’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.

Ajo tha se nëse ndodh kjo humb Kosova dhe jo Vetëvendosja, prandaj kërkoi që të mos i “detyrojnë” ta bëjnë këtë.

“Nëse vazhdoni prapë me ndonjë video poshtëruese, denigruese, atëherë na detyroni që në seancë ta lëshojmë dhe të mos i votojmë edhe prapë do të humbë Kosovë, nuk humbni ju”.

“Si Qeveri vazhdoni ndërtoni koncensusin dhe mos na sulmoni opozitën me video të tjera tmerruese”, tha Kadrijaj në në Komisionin për Integrim Evropian që po mbahet aktualisht”, ka thënë ajo.

Të ngjashme