Vidhen paratë e një bankomati të TEB, dyshohet se u sulmua me mjet shpërthyes

Prishtinë | 07 Pri 2019 | 11:55 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një bankomat i bankës TEB është sulmuar nga ku janë vjedhur para. Rasti ka ndodhur në orët e hershme të së dielës në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha, ka thënë për Ekonomia Online, se vjedhja ka ndodhur rreth orës 04 të mëngjesit.

Sipas Hoxhës, personat e dyshuar kanë kryer vjedhjen dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes me veturën e tipit Opel, ngjyrë hiri.

“Ju informoj se më datë 07.04.2019 rreth orës 04:05 në Rr.Nazim Gafurri në Prishtinë është raportuar një rast i vjedhjes së një bankomati. Dyshohet se personat e dyshuar kanë kryer vjedhjen dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë e tipit opel, ngjyrë hiri. Policia me njësitet relevante ka dalë ne vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin kompetent ka iniciuar rast për vepra penale “Vjedhje e rëndë” dhe Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe është në proces të hetimeve për të sqaruar rrethanat e këtij rasti si dhe identifikimin e personave të përfshirë”, ka thënë Hoxha.

Ekonomia Online nga vendi i ngjarjes ka siguruar pamje dhe fotografi, ku pas sulmit bankomati TEB është mbyllur me një shtresë metali.

Qytetarët nuk kanë pranuar të prononcohen. Ata pas kamerës kanë thënë se nuk kanë asnjë informacion në lidhje me rastin.

Të ngjashme