Vihet gurthemeli i sallës së sporteve në Rogovë, Bytyqi premton projekte të reja

Prishtinë | 18 Kor 2019 | 10:57 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka vizituar shkollën “Haxhi Hoti”, me ç’rast ka  bërë vënien e gurthemelit të sallës së edukatës fizike në Rogovë të Gjakovës, raporton EkonomiaOnline.

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi në një fjalë rasti ka thënë se i gëzohet fillimit të sallës së sportit në këtë shkollë

Ministri Bytyqi tutje është zotuar për krijimin e shkollave dhe sallave të reja ofrimin e kushteve më të mira për studentët.

“Me krenari e mbanë emrin ‘Haxhi Hoti’. Ndjehem i nderuar sepse ishim para një viti me deputetin dhe zëvendësministrin dhe pamë që kjo shkollë ka nevojë për ambiente shtesë . Jemi të kënaqur sepse kjo anë kjo shkollë nxënësit meritojnë të u krijojmë kushte sa më të mira që të përjetojnë standarde si çdo të rinj tjetër në rrethinat e Kosovës. Ne si ministri zotohemi qe të vëmë gurthemel të shkollave dhe sallve të reja me standarde  perëndimor”, tha ai.

Drejtori i shkollës Musa Shala ka thënë se ndërtimi i kësaj salla e pasuron infrastrukturën e shkollës “Haxhi Hoti”, ndërsa ka shtuar tutje se pas këtij projekti do të vinë edhe dy projekte të tjera.

“Pas një kohe të gjatë edhe shkollës tonë i erdhi momenti të realizoj një projekt madhor, ky është projekti i parë që filluam të bëjmë ndryshimin e infrastrukturës tonë e që do të vinë edhe dy projekte të tjera nga kuvendi komunal”, tha ai.

Nënkryetari i Komunës, Ramadan Hoti, tha se kjo sallë ka qenë e nevojshme dhe do t’u shërbejë nxënësve në përfaqësime edhe jashtë vendit.

“Është ndjenjë e veçantë që po realizohet ky nevojshëm për nxënësit që kanë me na përfaqësua edhe në lojërat ndërkombëtare”

Deputeti Veton Berisha tha se kanë realizuar premtimin që është bërë para një viti, ndërsa ka shtuar tutje se edhe emri i shkollës po pasurohet.

“Pas një viti që ishim po vijmë më një premtim te asaj kohe dhe me këtë raste po e dëshmojmë se kemi obligim, rogovasit  e kanë  dëshmuar për kulturë të suksesshme Rogova e Hasit është shembulli më i mirë i bashkëjetesës dhe investimeve te përbashkëta,  i lumtur që edhe emri shkollës po pasurohet edhe me këtë sallë dhe mundi i dëshmorit nuk po shkon huq”.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Gjakovës, Bernard Frokaj ka thënë se investimi në arsim është investimi më i qëlluar.

“Me investua në shkolla e salla te sporteve qe i shfrytëzojnë fëmijët tanë është investimi më i qëlluar që bënë një shkollë ose ministri”, tha ai.

Të ngjashme