Vihet gurthemeli i objektit ndihmës të QKMF-së në Obiliq

Obiliq | 30 Mar 2017 | 10:34 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është vënë gurthemeli i ndërtimit të objektit ndihmës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq.

Kryetari i Komunës Xhafer Gashi tha se QKMF-së po i shtohet edhe një objekt shtesë i cili do të mundësojë largimin e disa depove që i kanë në objektin aktual dhe vendosjen e tyre në objektin e ri.

“Është objekt i cili do të krijojë hapësira më të mira për logjistikën që këta e kanë dhe besoj se objekti do të përmbyllet dhe do të kemi mundësi për krijimin e hapësirave të reja edhe për deponimin e mallrave edhe lirimin e objektit në anën tjetër që të kenë mundësi për me shfrytëzua edhe për mjekët sepse hapësirën e kanë shumë të ngushtë”, ka thënë Gashi.

Kurse, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në Komunën e Obiliqit Ibush Mjekiqi tha se ky investim është investim i buxhetit komunal prej mjeteve vetanake. Ai theksoi se me ndërtimin e këtij objekti do të përmirësohen shërbimet.

“Do të ketë hapësira të mjaftueshme të cilat janë të parapara për arkivën e QKMf-së, e cila deri më tash nuk ka pasur hapësirë ku të deponoj materialin të cilat duhet të ruhen sipas ligjit. Pastaj kemi hapësira të tjera të cilat do të shfrytëzohen për ruajtjen e materialit të barnave të ndryshme, për ruajtjen e barnave higjienike, deponimin e materialit dhe hapësira të tjera për garazh. Kjo është në kuadër të aktiviteteve tona për ngritjen e cilësisë së shërbimeve sepse edhe kjo do të ndikojë në cilësisë e shërbimeve sepse hapësirat e brendshme kanë qenë të ngulfatura në atë hapësirë dhe do të krijohen kushte më të mira për shërbime”, ka thënë ai.

Objekti ka një sipërfaqe prej 340 metra katrorë ndërsa ndërtimi i tij do të kushtojë rreth 79 mijë euro.

 

Të ngjashme