Ekonomia Online
FUNDIT

Vini Jr. tema kryesore në Spanjë pas ndeshjes në Bernabeu

Vini Jr. tema kryesore në Spanjë pas ndeshjes në Bernabeu

Vinicius Junior ka reaguar menjëherë pas mbrëmjes së tensionuar në “Santiago Bernabeu”, ku u zëvendësua dhe u shoqërua me fishkëllima nga një pjesë e tifozëve. Siç raporton Fabrizio Romano përmes “LiveHereWeGo”, sulmuesi brazilian ka dhënë sinjale të qarta në rrjetet sociale pas përfundimit të ndeshjes. Fillimisht, Vinicius ka ndryshuar fotografinë e profilit në Instagram, duke […]

Vinicius Junior ka reaguar menjëherë pas mbrëmjes së tensionuar në “Santiago Bernabeu”, ku u zëvendësua dhe u shoqërua me fishkëllima nga një pjesë e tifozëve.

Siç raporton Fabrizio Romano përmes “LiveHereWeGo”, sulmuesi brazilian ka dhënë sinjale të qarta në rrjetet sociale pas përfundimit të ndeshjes.

Fillimisht, Vinicius ka ndryshuar fotografinë e profilit në Instagram, duke hequr fanellën e Real Madridit dhe duke e zëvendësuar me atë të kombëtares së Brazilit. Një veprim që nuk ka kaluar pa u vënë re dhe ka nxitur diskutime të shumta mes tifozëve dhe mediave.

Po ashtu, lojtari ka publikuar fotografi nga ndeshja e mbrëmjes, duke i shoqëruar ato vetëm me simbolin “…”, pa asnjë koment tjetër. Sipas raportimit, ky mesazh i shkurtër interpretohet si një reagim i heshtur ndaj situatës së krijuar në stadium dhe kritikave të marra.

Situata e Vinicius Junior vazhdon të ndiqet me vëmendje të madhe, ndërsa çdo veprim i tij në fushë dhe jashtë saj mbetet nën lupën e opinionit sportiv.

Të ngjashme