Visar Begaj i vdekur nga rrëzimi i aeroplanit afër Shkupit

Prishtinë | 07 Sht 2016 | 11:03 | Nga

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë mbrëmë lajmëroi tha se nga aeroplani i rrëzuar në rrethinë të Shkupit ka pasur të vdekur dy shtetas të Kosovës dhe katër nga Italia.

Fillimisht u raportua se të vdekur janë dy vëllezër nga Malisheva. Por, fatmirësisht ky lajm doli jo plotësisht i vërtetë.

Visar Begaj, themelues i klubit të aviacionit “Kosova Fly Academy” ka humbur jetën në aksident, kanë konfirmuar familjarët.

Ndërsa vëllau tjetër, Fazli Begaj ka qenë në aeroplanin tjetër.

Nga Treviso e Italisë janë nisur tre aeroplanë të tipit ”Piper” por njëri ka pësuar defekt dhe është rrëzuar në fshatin Kozhle të Shkupit.

Rrëfimi i familjarëve të Visar Begaj, i cili humbi jetën mbrëmë

Në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur fatkeqësia ka qëndruar televizioni SHENJA. Aty ka takuar edhe disa nga të afërmit e Visar Begaj, njëri nga personat që ka humbur jetën në aksidentin.

Ata thonë se Begaj po kthehej në Kosovë, për të shënuar njëvjetorin e themelimit të “Kosova Fly Academy”, klubi i aviacionit, pronari i së cilit ishte vetë Visari.

Aeroplani ka qenë i drejtuar nga Françesko Motagner i cili njëherë ka qenë edhe presidenti i klubit të aviacionit në Trevizo. Familjarët thonë se ata rregullisht ndaleshin në Shkup për karburantë pasi që kerozina e përshtatshme për aeroplanin “Piper” nuk shitet në Prishtinë.

Fatkeqësisht kësaj radhe nuk arritën të aterojnë në aeroportin e Shkupit

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme