Viti i Ri kaloi pa incidente serioze

Prishtinë | 01 Jan 2017 | 02:06 | Nga Ekonomia Online

Festa e Vitit të Ri në Kosovë ka kaluar pa incidente të rënda.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se çdo gjë ka shkuar në rregull gjatë natës së ndërrimit të viteve.

“Bazuar në informacionet e deritanishme, festa e Vitit të Ri, respektivisht ndërrimi i viteve ka kaluar mirë, pa ndonjë incident serioz”.

Nga përdorimi i fishekzjarrëve disa persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, por nuk është raportuar për lëndime serioze.

“Gjithashtu si rezultat i përdorimit të fishekzjarrëve janë raportuar edhe disa raste zjarr-vënie ku përveç dëmeve materiale nuk ka pasur lëndime në njerëz”, ka thënë Hoxha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme