Vitia jep dorëheqje nga pozita e ministrit – krenohet me punën, tregon nëse do të kthehet sërish

Prishtinë | 01 Tet 2021 | 11:20 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, raporton Ekonomia Online.

Më tutje, Vitia ka njoftuar edhe për arsyet e dorëheqjes, duke shtuar se ushtruese e detyrës së ministres së Shëndetësisë do të jetë Dafina Gexha-Bunjaku.

“Më lejoni që të ju njoftojë për një vendim që e kam marrë në bashkërendime me kryeministrin Kurti dhe me LVV-në. Unë sot po e përmbyll angazhimin tim në këtë detyrë me të cilën më ka ngarkuar kryeministri Kurti që do t’i jem mirënjohës jo vetëm për besimin por edhe për mbështetjen”.

“Unë ia transferoj përgjegjësinë stafit të ministrisë, zëvendësministres Dafina Gexha me bindjen e plotë se puna e mirë do të vazhdojë”.

Vitia foli edhe për gjendjen pandemike në Kosovë, ku tha se deri tani janë administruar mbi 1.3 milion vaksina.  

“Sot jam i lumtur që para jush mund të them se vala e katërt e pandemisë e dominuar nga varianti Delta për momenti është vënë nën kontroll. Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë ne”.

Vitia tha se në stok aktualisht kanë rreth 400 mijë vaksina dhe se deri në fund të vitit do të arrijnë edhe rreth 500 mijë doza.

“Me këtë sasi dhe trend aktual të vaksinimit do të vaksinohen mbi 75 për qind e popullatës, rrjedhimisht popullata mbi moshën 16 vjeçare”, tha ai, duke u bërë thirrje qytetarëve të vazhdojnë me këtë trend të vaksinimit.

Ministri tha se janë në negociata edhe për dozën e tretë.

Ai u pyet se si do jetë fushata duke pasur parasysh thirrjet sa ka qenë ministër për ruajtje të shëndetit publik.

“E gjithë fushata do jetë në bazë të rregullave dhe pa shkelur asnjë të drejtë”, tha ai.

Vitia u pyet poashtu se cili do jetë pozicioni i tij nëse nuk zgjedhat kryetar i Prishtinës, raporton EO.

“Unë jam këtu për tu përgjigjur për herë të fundit si ministër dhe kryeministri më ka parë të duhur si kandidat për kryetar të Prishtinës, por edhe në rrethana tjera do ta jap maksimumin.

“Në momentin e parë kur fillon fushata do të përgjigjem në pyetjen tuaj”.

Vitia ka zyrtarizuar dorëheqjen nga posti i ministrit të Shëndetësisë, pasi është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prishtinës.

Të ngjashme