Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se së shpejti do të nisë zbatimi i ligjit të ri për sigurime shëndetësore. Gjithashtu ka thënë se ligji për ndalimin e duhanit, ligji për inspektoratin dhe ligji për barna janë në finalizim, raporton Ekonomia Online.
Ministria Vitia gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi ka përmendur disa të arriturat që kanë shënuar gjatë vitit 2023. Vitia ka thënë se kanë zvogëluar pritjet në disa klinika, ndër të cilat përmendi edhe Klinikën e Radiologjisë.
“Në Ortopedi kemi bërë renovim të sallave, do të blihen edhe aparatura të reja, e proteza të ndryshme. Po punohet edhe në spitalet tjera. Në Klinikën e Kardiologjisë ka pasur rekord të ndërhyrjeve, kjo po zgjerohet edhe në Prizren, Po ashtu, në Kirurgjinë Vaskulare po investojmë në salla, çdo investim në salla, rrit volumin e punës”, ka theksuar ministri.
Ministri Vitia ka thënë se janë bërë investime edhe në Klinikën e Neurokirurgjisë.