Vitia shënon Ditën Ndërkombëtare kundër kancerit të gjirit

Prishtinë | 14 Tet 2016 | 14:31 | Nga

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër kancerit të gjirit, si dhe në vazhdën e aktiviteteve që po mbahen për parandalimin e kësaj sëmundje gjatë muajit tetor, është organizuar sot një ligjëratë nga Grupi i Grave të Vitise me temë “Kanceri i Gjirit dhe parandalimi i tij”.

Të pranishëm përpos grave pjesëmarrëse, ishin edhe strukturat komunale të Vitisë.

Zwvendwskryetari i Komunës, Hasan Aliu, në fjalën e tij ka thënë se përpos detyrës sonë institucionale, kanë edhe përgjegjësi si bashkëshortë e prind që të japin sado pak kontributin në ndërgjegjësimin dhe kontrollin e kancerit të gjirit.

“Organizimi i kësaj ligjërate dhe organizimi i marshit, le të shërbejë si shtytje e të gjitha grave për një kontroll dhe diagnostifikim sa më të hershëm, në mënyrë që të kenë efektin pozitiv për shërimin e kësaj sëmundje. Përmes kësaj ligjërate dhe ecjes nëpër qendrën e qytetit, do të arrijmë që ta përcjellim mesazhin gjithë qytetarëve të komunës së Vitisë, për rrezikun nga kanceri i gjirit dhe domosdoshmërinë që kjo sëmundje të zbulohet sa më herët”, ka thënë Aliu.

Ndërsa, në emër të organizatorit doktoresha, Xhylsime Qamili, ka vu në spikamë ndërgjegjësimin për pasojat që bartë sëmundja e kancerit të gjirit.

Ajo ka përmendur edhe angazhimet institucionale të shëndetësisë, për parandalimin, por edhe mbajtjen në kontroll të pacientëve që diagnostifikohen me sëmundjen.

Për shkaqet, pasojat, si dhe masat që duhet ndërmerren për luftimin e sëmundjes së kancerit të gjirit, ka ligjëruar dr.sc. Emine Demolli Disha, e cila i është përgjigjur pyetjeve të të pranishmeve, të cilat i parashtruan interesimet e tyre.

Pas kësaj ligjërate, pjesëmarrëset kanë marshuar edhe nëpër qendër të qytetit me moton “Vrapo për jetën”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme