Vizita e emisarëve për të qetësuar situatën – Arifi: Zgjedhjet do të mbahen, Njësia Speciale do të largohet nga veriu

Prishtinë | 05 Qer 2023 | 12:58 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Profesori universitar, Dritëro Arifi, në një prononcim për Ekonomia Online tha se vizita e të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atij të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, kanë qëllim qetësimin e situatës në veriun e Kosovës. 

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti është tërhequr nga vendimet e tij që nga dita kur janë bërë vërejtjet nga ShBA-ja dhe BE-ja, madje thotë ai shtoi se presioni ndaj Kosovës ka qenë i tepruar.

Arifi shtoi se në ditët në vazhdim do të kuptohet se kur do të kemi edhe zgjedhje të reja në komunat veriore dhe se sipas tij, edhe Policia Speciale do të tërhiqet nga ajo pjesë.

“Vizita po bëhet pikërisht për të zbutur dhe qetësuar tensionet në veri të vendit dhe normalisht tërheqja e Qeverisë ka ndodhur më herët. Prej kur u bënë vërejtjet të ShBA-vë dhe të BE-së, qeveria është tërhequr nga vendimi paraprak dhe në një farë mënyre besoj që do të kemi qetësim të situatës në ditët në vijim. Do të kuptohet se kur do të mbahen edhe zgjedhjet e reja komunale në katër komunat veriore dhe normalisht policia speciale do të tërhiqet sepse ajo po ashtu ka qenë edhe në agjendën e qeverisë që me u tërheqë sepse ata nuk do të qëndrojnë aty përjetshëm, pavarësisht nga nevoja dhe rrezikshmëria”, tha ai.

Ai tha se për këtë problemi qëndron ngase prendimi po e lë të hapur cështjen e veriut e nuk po e vendos njëherë e mirë.

“Problemi nuk është këtu, problemi është që perëndimi po e lëne veriun e Kosovës të hapur politikisht dhe ligjërisht me mos vendosmëri e tyre për ta pranuar Kosovën ashtu siç është. Pra deri sa nuk ndodh një gjë e tillë ne do të kemi kësi problemesh sporadike, asnjëherë ne nuk po flasin për çështjen përfundimtare por gjithmonë po flasim për çështje sekondare, terciare të cilat nuk kanë shumë rëndësi për çështjen finale. Pra ky është problemi që po na përcjell që nga përfundimi i luftës apo më saktë që nga shpallja e pavarësisë”, tha ai.

Ai theksoi se Qeveria e Kosovës ka mundur që ta teproj me metodologjinë që e ka përdorur në këtë çështje, por sipas tij, veprimet që i ka ndërmarr kanë qenë të drejta.

“I tepruar ka qenë jashtëzakonisht shumë i tepruar, në po themi ashtu skajshmërish ka pasur tone shumë të ashpra që nuk është dashur të jepen edhe pse qeveris e Kosovës ndoshta pak e ka tepruar me metodologjinë  që e ka zgjedhur, por jo që nuk ka pasur të drejtë. Sepse po flasim gjithmonë për një Serbi e cila njëfarë mënyre po përkëdhelet në formën jo të duhur, pra gjithë e dimë që me regjime fashiste në fund të ditës nuk mund të arrihet paqja e qëndrueshme. Prandaj mendoj që nganjëherë është humbje kohe që të përkëdhelin shtete të cilat nuk janë të orientuara nga vlerat perëndimore”, tha ai.  

Të ngjashme