Presidenti i Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan ka filluar vizitën e tij disa orëshe në Shqipëri. Ai u prit nga kryeministri Rama dhe truproja e nderit.
Në ceremoninë e mbajtur në Rinas u kënduan himni turk dhe ai shqiptar dhe më pas Rama dhe Erdogan prezantuan njëri-tjetrin me ministrat dhe delegacionet respektive.
Policia ka ndërmarrë masa të rrepta sigurie me rastin e vizitës së Erdogan në Shqipëri duke bllokuar të gjitha rrugët përreth aeroportit të Rinasit.
Kjo ka shkaktuar bllokim të qarkullimit në disa akse në trekëndëshin Tiranë-Vorë-Laç ku mijëra makina kanë mbetur tashmë në rrugë në pritje të largimit të Presidentit turk nga vendi ynë në mënyrë që policia të lirojë rrugët.