Vjedh kabllo dhe bateri në “Feronikel”, arrestohet i dyshuari

Prishtinë | 30 Tet 2019 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Njësitet e policisë në Drenas kanë arrestuar një person të dyshuar.

L.M, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet për vjedhje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në Fabrikën e Feronikelit në fshatin Çikatovë.

I njëjti dyshohet se aty ka vjedhur kabllo dhe bateri .

Aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë, ndërkohë që personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme