Vjedhin stoli ari në vlerë prej 6 mijë euro, arrestohen katër persona

Prishtinë | 17 Tet 2020 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

Dje janë arrestuar katër persona me dyshimin se kanë kryer një vjedhje në fshatin Isniq të Deçanit.

Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur më 13 gusht 2020 ku të dyshuarit raportohet të kenë vjedhur stoli ari në vlerë prej 6 mijë euro, transmeton KOHA.

“Me 16.10.2020 janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë vjedhur para dhe stoli ari në vlerë 6000 euro. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thotë PK.

Të ngjashme