Vjedhin veturën, arrestohen të dyshuarit

Prishtinë | 01 Qer 2019 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë arrestuar me dyshimin se kanë vjedhur një veturë në Kamenicë.

Siç bën të ditur policia, vetura është gjetur dhe e njëjta i është kthyer pronarit, derisa personat e arrestuar pas intervistimit janë liruar.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar nën dyshimin se të njëjtit kanë vjedhur veturën ËV Jeta, pronë e viktimës mashkull K/Shqiptar. Njësiti policor ka gjetur veturën e lartcekur e cila i është kthyer pronarit. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme